• e premte, 05 korrik 2024

Barcelona ka arritur marrëveshje verbale me Gundoganin

Barcelona ka arritur marrëveshje verbale me Gundoganin

Barcelonë, 20 maj 2023 (MIA) - Barcelona është e bindur se në fund të  sezonit do ta angazhojë mesfushorin e Mançester Sitit, Ilkaj Gundogan, informoi "Sport.es".

Klubi katalonas tanimë ka arritur marrëveshje verbale me lojtarin 32-vjeçar. Futbollisti gjerman u pajtua t'i bashkohet Barcelonës para fillimit të sezonit të ri me kontratë trevjeçare.

Mançester Siti i ofroi Gundoganit vazhdim të kontratës, por futbollisti është i interesuar për sfidë të re pas shtatë viteve të kaluara në Mançester Siti dhe shpreson që sezonin e ardhshëm të luajë në "Kamp Nou".

Gundogan është në klubin anglez që nga korriku i vitit 2016. Kontarata  e tij vlen deri në qershor të vitit 2023. Këtë sezon ai ka 47 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar nëntë gola dhe ka shtatë asistime. bsh/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR