• e shtunë, 05 tetor 2024

Barcelona festoi në “El Klasiko” të 252-të

Barcelona festoi në “El Klasiko” të 252-të

Madrid, 3 mars 2023 (MIA) – Barcelona bëri një hap të madh drejt arritjes në finalen e Kupës  së Mbretit, pasi triumfoi mbrëmë mbi Real Madridin në "Santiago Bernabeu"   me rezultat 1-0 duke siguruar epërsi para revanshit  të Kamp Nou" më 5 prill.

Klubi katalanas e siguroi fitoren në kompeticionin e 252-të "El Klasiko" me autogolin e Militaos në minutën e 26-të.

Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales, Osasuna në terrenin vendor  mposhti Atletik Bilbaon me 1-0 me golin e sulmuesit maroken Ezalzuli në minutën e 47-të. 

Revanshi është në Bilbao më 4 prill. ar/

 Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR