Barcelona e deklasoi Komon në kupën "Gamper"
- Barcelona mbrëmë e mposhti Komon me 5-0 në Kupën "Zhoan Gamper".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:50, 11 gusht, 2025
Barcelonë, 11 gusht 2025 (MIA) - Barcelona mbrëmë e mposhti Komon me 5-0 në Kupën "Zhoan Gamper".
Fermin Lopez dhe Lamine Xhamal shënuan nga dy gola, ndërsa Rafinja shtoi edhe një gol tjetër.
Kupa "Gamper" mbahet çdo vit dhe mban emrin e presidentit legjendar dhe themeluesit të Barcelonës, Zoan Gamper. Që nga viti 1997, turneu ka qenë i përbërë nga një ndeshje e vetme.
Në vitin 2024, katalanasit humbën nga Monako me 0:3.
Foto: EPA