• e hënë, 23 dhjetor 2024

Barcelona akuzohet për rryshfet, klubi mund të përjashtohet nga La Liga dhe garat evropiane

Barcelona akuzohet për rryshfet, klubi mund të përjashtohet nga La Liga dhe garat evropiane

Madrid, 28 shtator 2023 (MIA) - Barcelona akuzohet për rryshfet të ish nënkryetarit të Komitetit teknik të gjykatësve të Federatës mbretërore spanjolle të futbollit, Hoze Negreira, publikoi "El Debate".

Njeriu i parë i gjykatës hetuese të Barcelonës, Hoakin Agire, i cili e udhëheq rastin, e konsideron vepër penale pagesën e 7,5 milionë euro nga klubi për Negreirën.

Vet Negreira, djali i tij, si dhe ish kryetarët e Barcelonës, Hosep Bartomeu dhe Sandro Rosel janë të akuzuar për rryshfet.

Sipas qëndrimit të gjykatës, asnjë funksionar nuk duhet të merr kompensim shtesë për kryerjen e detyrës së tij. Nëse gjykata e shpall Barcelonën fajtore, klubi mund të përjashtohet nga La Liga dhe dërgohet në Divizionin e dytë, si dhe të suskepnfdohet nga garat evropiane.

Fakti se Barcelona është e dyshuar për rryshfet, u bë i njohur në mars të vitit 2023, kur janë paraqitur informata për pagesa nga klubi për Negreirën. Në fund të muajit të njëjtë, UEFA shpalli fillim të hetimit për skandalin potencial me rryshfet. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR