Barcelonën do ta presë ferri në Manastir - biletat janë shitur për tetë minuta
- Të mërkurën në Manastir do të jetë mysafir kampioni i shumëfishtë evropian, Barcelona. Ekipi i Eurofarm Pelister është nikoqir i klubit katalanas në një ndeshje nga Liga e Kampionëve në hendboll.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:34, 13 tetor, 2025
Manastir, 13 tetor 2025 (MIA) - Të mërkurën në Manastir do të jetë mysafir kampioni i shumëfishtë evropian, Barcelona. Ekipi i Eurofarm Pelister është nikoqir i klubit katalanas në një ndeshje nga Liga e Kampionëve në hendboll.
Biletat për këtë ndeshje u shitën në vetëm tetë minuta, që do të thotë se Barcelona në Manastir në sallën "Boro Çurlevski" do të luajë në një "atmosferë djallëzore".
Ndeshja midis Eurofarm Pelister dhe Barcelonës luhet të mërkurën, ndërsa fillon në orën 20:45.
Foto: Fejsbuk Eurofarm Pelister