• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Banorët e Toplicës po kërkojnë zgjidhje paqësore të rastit dhe se distancohen nga ngjarjet

Banorët e Toplicës po kërkojnë zgjidhje paqësore të rastit dhe se distancohen nga ngjarjet

 Gostivar, 11 shtator 2024 (MIA) - Pas tensioneve të cilat u krijuan për situatën me rregullimin e tokës rreth kishës së "Sveta Petkës" në atarin e fshatit Toplicë, banorët mbrëmë kanë mbajtur një mbledhje. Në njoftim potencojnë se distancohen nga ngjarjet dhe do të vazhdojnë të komunikojnë me komunën dhe institucionet e tjera për t'u zgjidhur rasti.

Pas takimit u arrit një konkluzion i cili duhet të çojë në zgjidhje në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe në procedurë ligjore. Ata konsiderojnë se e vetmja zgjidhje për të kapërcyer problemet të cilat kanë mbetur me aksionin për rregullimin e oborrit dhe tokës rreth kishës së "Sveta Petkës", në vendin "burimet e ngrohta" në atarin e Toplicës.

"Banorët e Toplicës distancohet nga situata ne lidhje me kishën e "Sveta Petkës". Në Toplicë dhe Komunën e Vrapçishtit si banorë lokalë, nuk do të lejojmë tensione ndëretnike dhe urrejtje fetare, sepse diçka të tillë nuk ka pasur as në të kaluarën. Të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe ligjore, pa nxitur urrejtje dhe tensione", thuhet në informacionin e shkurtër për opinionin që i është dhënë me telefon për korrespondentin e MIA-s.

Ata edhe një herë bënë thirrje për qetësi dhe mos të përhapen gënjeshtra të cilat, ashtu siç theksojnë, në këtë mënyrë dëmtojnë bashkëjetesën dhe bashkëpunimin me pushtetin lokal. rq/

Foto: Arkivi privat

 

 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR