• e hënë, 23 dhjetor 2024

Banorët e Sllupçanit dhe EVN-ja në takim në Likovë

Banorët e Sllupçanit dhe EVN-ja në takim në Likovë

Kumanovë, 3 gusht 2023 (MIA) - Po vijon takimi mes përfaqësuesve nga kompania "EVN", komunës Likovë dhe banorëve nga Sllupçani, konfirmuan për MIA-n dhe nga "EVN" dhe banorët e fshatit të Likovës. 

Në mbledhje duhet të shqyrtohen kërkesat e banorëve dhe a janë ato të pranueshme për "EVN". Nga "EVN" paralajmëruan hollësi pas përfundimit të mbledhjes. 

Pas bllokadave disa ditëshe të banorëve të Sllupçanit në dy raste në fillim dhe fund të korrikut, kompania dhe banorët lidhën marrëveshje më 27 korrik. Nga EVN-ja atëherë thanë se përqindja më e madhe e amvisërive në Sllupçan nuk paguajnë rrymë. Banorët kishin më shumë kërkesa, në mesin e të cilave edhe të mos paguajnë fatura shumë të larta. Sipas informacioneve të fundit, EVN-ja duhet të fillojë ta rikonstruojë rrjetin më 9 gusht të këtij viti. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR