• e diel, 22 dhjetor 2024

Banorët e Konjarës së Epërme dhe të Mesme kërkojnë ndërprerjen e koncesionit të rërës

Banorët e Konjarës së Epërme dhe të Mesme kërkojnë ndërprerjen e koncesionit të rërës

Shkup, 1 shtator 2023

Ditën e djeshme nga ana e shërbimeve të parlamentit mu dorëzua një letër dërguar tek unë si deputet i Kuvendit. Siç që arrita të shoh letra qe dërguar nga ana e Euro progres SHPKNJ eksport import me seli në rr. 1. Nr. 3 Konjare e poshtme, Petrovec nënshkruar nga ana e personit të autorizuar (pa emër). E ka vulën e Euro progres.

Në letër kërkohet që unë në afat prej 48 orëve të kërkoj falje Euro progresit për shkak të deklaratës e dhënë nga ana ime më datën 10.08.2023 për mia.mk. Në të kundërtën në letër po shkruan se do të përballen me mua nëpërmjet rrugës gjyqësore, për shkak se siç shkruan në letër, sipas ligjit për përgjegjësi civile bëhet fjalë për fyerje dhe shpifje. Në letër thuhet se e kam dëmtuar kompaninë duke thënë gënjeshtra.
Në fakt, në letër potencohet se paskam dhënë deklaratë në lidhje me kompaninë e tyre, EURO Progres SHPKNJ.

Dëshiroj që përpara mediave dhe përpara opinionit të theksoj se në asnjë deklaratë timen, nuk kam përmendur me emër dhe mbiemër konkret ndonjë person fizik e as që kam bërë ndonjë identifikim konkret të ndonjë subjekti juridik. Rrjedhimisht, në asnjë deklaratë timen nuk kam përmendur emrin e EURO Progres SHPKNJ. Po të mos e pranoja letrën as që do të dija se ekziston ndonjë kompani me emër të tillë.

Në asnjë rast gjatë iniciativave të mia, qoftë në Kuvend. Qoftë nëpër media, nuk më ka interesuar kompania, por interesimi im ka qenë në drejtim të zgjidhjes së problemit në favor të qytetarëve. Nëse ato vlerësojnë se janë të dëmtuar, unë do të angazhohem për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe nuk ka forcë që do më ndalojë në këtë drejtim. Pra, unë veproj sipas kërkesës së qytetarëve. Si deputet është më se normale të përgjigjem kërkesave të qytetarëve sepse kjo përbën themelin e angazhimit të një deputeti.

Duke e analizuar ligjin për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje, mund të vijmë në përfundim që në deklaratën time nuk ka pasur asnjë fyerje apo shpifje ndaj asnjë personi fizik apo juridik. Unë vetëm se jam përgjigjur ndaj brengosjes së qytetarëve duke e përmbushur obligimin tim si deputet.
Për këtë arsye, përpara mediave deklaroj se nuk ndjej asnjë obligim për të kërkuar falje ndaj kërkuesit në fjalë. Me këtë rast, po e theksoj se deklarata ishte dhënë në shenjë të përkrahjes të qytetarëve të Konjarës së mesme dhe të poshtme Komuna e Petrovecit, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, ditën kur në stacionin policor në Petrovec disa qytetarë ishin të ftuar në polici për tu marrë në pyetje. Së bashku me person juridik, avokat, ishim në stacionin policor për të parë se për cilat arsye ishin të ftuar qytetarët.
Kjo letër, të cilën e konsideroj si kërcënuese duke më dhënë ultimatum për të kërkua falje në afat prej 48 orëve, mendoj se paraqet një tentativë për presion ndaj meje, me qëllim të hek dorë nga angazhimi im për ndihmë dhe për mbrojtjen e banorëve të Konjarës së mesme dhe të Epërme, angazhim i cili vijon pandërprerë që nga fillimi i mandatit tim si deputet.

Me qëllim që qytetarët të kenë informata më të detajuara, në letër në mes tjerash, potencohet se kam deklaruar se po bëhet katastrofë ekologjike, që qytetarët nuk kanë kushte elementare për jetesë, që po dëmtohet mjedisi jetësor. Jo vetëm kjo, dëshiroj të theksoj se në këtë deklaratë, por edhe në të gjitha deklaratat dhje fjalimet e mia në Kuvend në lidhje me temën në fjalë, kam thënë shumë më tepër në lidhje me ekocidin që është bërë në atë regjion të shtetit tonë. Pikërisht për këtë arsye thirrjet e mia kanë qenë në drejtim të organeve kompetente që të konstatohet e vërteta për tu dalë në ndihmë të qytetarëve. Kur u hoq koncesioni në vitin 2021, ai vendim u morr pas kontrollit dhe raportimit nga ana e inspekcionit se janë bërë shkelje.

A mundet që dikush të mohojë se ka pasur fusha pjellore ku më përpara popullsia ka kultivuar prodhime bujqësore dhe që tash janë kthyer në toka të shkatërruara. Ju bëj thirrje si gazetarë të shkoni atje dhe të shihni. Jo vetëm juve gazetarëve, por ja, bëj apel të gjithë organeve kompetente le të shkojnë dhe të shohin se si është situata. I bëj apel edhe ministrave për punë të brendshme, për ekonomi, për ekologji, inspekcioneve dhe të gjitha instancave tjera.

A mundet që dikush të mohojë se janë krijuar kraterë si rezultat i gërmimeve. Disa prej tyre për shkak të ujërave nëntokësorë a nuk janë shndërruar në moçale. Nëse nuk besoni, ju bëj thirrje të shkoni atje dhe shikoni.

Ish këndi i lojërave për fëmijë në Konjarën e Epërme tani është shndërruar në një kodër prej rëre. Nëse nuk besoni shkoni dhe kontrollojeni aty për aty.

Për mua nuk ka asnjë mëdyshje. Nxjerrja e rërës në këtë zonë shkatërron mjedisin dhe cilësinë e jetës së popullsisë vendase dhe për këtë arsye konsideroj se koncesioni për gropim duhet përsëri të ndërpritet, pa mos më interesuar fare se kush është koncesioneri dhe se si ato e akceptojnë deklaratat e mia. Ky është mendimi im dhe unë qëndroj pas këtij mendimi.

Halil Snopçe, deputet i Aleancës për Shqiptarët

___________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR