Banorët e Grenlandës sot votojnë për parlament të ri
- Banorët e Grenlandës, territor që është pjesë e Danimarkës, por gëzon autonomi, sot votojnë për parlament të ri.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:30, 11 mars, 2025

Nuk, 11 mars 2025 (MIA) - Banorët e Grenlandës, territor që është pjesë e Danimarkës, por gëzon autonomi, sot votojnë për parlament të ri.
Vendvotimet do të jenë të hapura në orën 11 sipas orës së Griniçit dhe do të mbyllen në orën 22.
Anketa të publikuara nuk do të ketë, ndërsa rezultatet zyrtare priten më 12 mars.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Grenlandës, të drejtë vote kanë rreth 40.500 nga 57.000 banorë të ishullit.
Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në vitin 2021 kanë votuar rreth 27.000 banorë të Grenlandës.
Në Parlamentin e Grenlandës ka 31 vende, ndërsa për shumicën nevojiten 16 deputetë. qa/
Foto: EPA