• e hënë, 23 dhjetor 2024

Banorët e Bjellorusisë duhet të marrin leje nga Minsku që të jetojnë jashtë vendit

Banorët e Bjellorusisë duhet të marrin leje nga Minsku që të jetojnë jashtë vendit

Minsk, 23 nëntor 2023 (MIA) - Banorët e Bjellorusisë të cilët duan të jetojnë në ndonjë vend tjetër duhet tu parashtrojnë kërkesë autoriteteve emigruese në Minsk, thuhet në dekretin qeveritar të publikuar sot, informon DPA.

Zyra pastaj do të shqyrtojë rastin dhe do të marrë vendim brenda 35 ditëve bazuar në informacionin për detyrimet tatimore, shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe dënimet e mëparshme. Më parë, qytetarët duhej të informonin vetëm konsullatën e Bjellorusisë në një vend të caktuar për lejen e qëndrimit të marrë atje.

Ish republika sovjetike autoritare e përforcon kontrollin ndaj njerëzve të cilët jetojnë jashtë vendit, thekson DPA. 

Para pak kohësh qytetarët ishin informuar se dokumentet e tyre personale do të mund të jepen vetëm në Bjellorusi, ndërsa jo jashtë vendit. Kjo nënkupton se banorët e vendit do të duhet të kthehen në Bjellorusi të paktën një herë në çdo dhjetë vjet që t'i ripërtërijnë dokumentet e tyre. 

Shtetasit bjellorus që jetojnë jashtë vendit janë rreth 1,5 milionë, ndërsa disa prej tyre ikën për shkak të represionit të liderit të vendit, Aleksandar Llukashenko, informon DPA. 

Popullsia e Bjellorusisë është pak më shumë se nëntë milionë banorë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR