• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bankat nuk do të tregtojnë më me para të gatshme në kruna norvegjeze dhe suedeze

Bankat nuk do të tregtojnë më me para të gatshme në kruna norvegjeze dhe suedeze

Shkup, 19 qershor 2023 (MIA) - Bankat afariste në vend më nuk do të pranojnë mjete efektive në para në kruna norvegjeze (NOK) dhe kruna suedeze (SEK).

"Shkak për këtë janë lidhjet e shkëputura për shkëmbimin e fondeve efektive në këto dy monedha nga bankat afariste në Norvegji dhe Suedi për shkak të kujdesit të shtuar në lidhje me rregulloren e tyre kundër pastrimit të parave, për të cilat ka njoftime zyrtare nga bankat qendrore të këtyre dy vendeve, informojnë nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë (ABM).

Nga aty shtojnë se vendimi për ndalimin e tregtimit të parave të gatshme në kruna norvegjeze dhe suedeze nga bankat afariste vendore nuk do të ndikojë në qarkullimin pa para të gatshme, domethënë klientët do të vazhdojnë të kenë mundësi të blejnë dhe shesin kruna norvegjeze dhe suedeze në tregun devizor sipas nevojave të tyre, në të njëjtën mënyrë siç zhvillohej edhe tregtimi me krunën daneze (DKK). sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR