• e martë, 24 dhjetor 2024

Banka Shparkase njofton për një fushatë mashtruese në lidhje me kartat për shujtë studentore 

Banka Shparkase njofton për një fushatë mashtruese në lidhje me kartat për shujtë studentore 

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Banka Shparkase i njofton studentët se sot është vënë re një fushatë mashtruese e paraqitur si link i krijuar nga banka Shparkase. Studentët e marrin këtë link përmes email-ave të tyre ose mesazhit të tyre SMS, i cili nëse klikohet i çon në një ueb faqe false që nuk është në pronësi të kësaj banke.

"Kjo platformë e rreme dhe kushtet në përputhje me të, kërkojnë që studentët të fusin të dhënat e tyre personale për t'u regjistruar për një "anëtarësim në shujtën e e studentëve", ndërsa shtesë kërkojnë të dhëna pagesore nga prindërit e tyre duke skanuar një kod QR ose duke klikuar butonin "Regjistrohu". Kur marrësi fut të dhënat, përmes një “rrjeti bot”, sulmuesit kryejnë transaksione onlajn me të dhënat e kartës derisa ka fonde në dispozicion, ose derisa të arrihet kufiri për transaksionet onlajn", informon Banka Shparkase.

Nëse studentët kanë klikuar në linkun nga e-maili apo mesazhi, nëpërmjet sistemeve elektronike apo mobile banking, duhet të vendosin kufijtë e internetit në 0 dhe të kontaktojnë menjëherë qendrën e kontaktit të bankës Shparkase 02/15050 për të bllokuar kartën.

"Për t'u mbrojtur nga sulmet e vazhdueshme, nëse keni marrë një email ose mesazh të tillë, mos lini të dhënat tuaja personale ose numrin e kartës suaj, numrin CVV2 (numri treshifror i printuar në anën e pasme të kartës suaj) ose datën e skadencës së kartës. Banka Shparkase identifikohet duke përdorur një certifikatë të përshtatshme të vlefshme (https), e cila parandalon sulme të këtij lloji, thekson banka në kumtesën. ls/ 

Foto: Banka shparkase

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR