• e hënë, 23 dhjetor 2024

Banka popullore: Vazhdimisht i përforcojmë kapacitetet për zbulimin e parave të falsifikuara

Banka popullore: Vazhdimisht i përforcojmë kapacitetet për zbulimin e parave të falsifikuara

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Banka popullore sot kumtoi se gjatë vitit të kaluar nga ana e ekspeetëve për hasje të shpejtë të mostrave të dyshimta të parave janë trajnuar mbi 200 të punësuar në bankat afariste dhe në institucionet në sistemin për përballje me para të falsifikuara.

"Hallka më e rëndësishme në zinxhirin e përballjes me falsifikimin e parave janë personat të cilët, duke e kryer veprimtarinë e tyre profesionale, çdo ditë vijnë në kontakt me banknota dhe monedha dhe janë barriera e parë në ,brojtjen e integritetit të parave. Që këtej, me prëforcimin e kapaciteteve të të gjithë të përdoruesve të involvuar me para të gatshme sigurohet hasje e shpejtë e mostrave të dyshimta, mënjanimi i tyre nga qarkullimi dhe dorëzimi në Bankën popullore", ceket në kumtesë.

Nga banka qendrore theksojnë se gjatë viteve, ekspertët nga Banka popullore organizojnë trajnime të rregullta të detyrueshme për njohjen me elementet mbrojtëse të valutave vendore dhe të huaja, për të punësuarit në institucionet financiare, përkatësisht në bankat dhe qendrat për para të gatshme.

Si rekomandim nga tuining-projekti "Përforcimi i kapaciteteve të sistemit për luftë kundër falsifikimit të eurove", Banka popullore, siç ceket në kumtesë, i ka zgjeruar trajnimet, duke i përfshirë edhe përfaqësuesit nga institucionet e përfshira në sistemin për përballje me para të falsifikuara, përkatësisht nga Minsitria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e doganave, Prokuroria publike dhe nga Policia financiare.

"Si institucion i vetëm i autorizuar për konstatimin e autenticitetit të banknotave dhe monedhave të denominuar në denarë dhe në valuta të huaja, banka qendrore kryen edhe analizë eksperte dhe siguron mbështetje adekuate në procesion e përballjes me falsifikatet. Gjatë periudhës së kaluar, në mënyrë të përforcuar bëhej edhe këmbimi me kohë i të dhënave me institucionet nacionale dhe ndërkombëtare për zbatim të analizës teknike dhe zbulim të parave të falsifikuara", thuhet në kumtesë. ab/

Foto: Banka popullore

QËNDRONI TË LIDHUR