• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Banka Popullore: Sektori bankar edhe më tutje është i sigurt dhe i qëndrueshëm, është marrë vendim për avancimin e rregullores për identifikimin e bankave me rëndësi sistemike

Banka Popullore: Sektori bankar edhe më tutje është i sigurt dhe i qëndrueshëm, është marrë vendim për avancimin e rregullores për identifikimin e bankave me rëndësi sistemike

Shkup, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Këshilli i Bankës Popullore miratoi Raportin për rreziqet në sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në tremujorin e tretë të vitit 2024. Sektori bankar është ende i sigurt dhe i qëndrueshëm dhe është marrë vendim për përmirësimin e rregullores për identifikimin e bankave me rëndësi sistemike, njoftuan nga Banka Popullore.

Këshilli, siç thuhet në kumtesë , ka miratuar Vendim të ri për metodologjinë për identifikimin e bankave me rëndësi sistemike, me të cilin përmirësohet metodologjia ekzistuese në bazë të së cilës Banka Popullore identifikon bankat me rëndësi sistemike në vend dhe përcakton shtresën mbrojtëse të kapitalit për to.

“Ky përfaqëson një instrument makroprudencial për forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit bankar duke forcuar aftësinë paguese dhe qëndrueshmërinë e bankave me rëndësi sistemike ndaj goditjeve ose humbjeve të papritura që mund të ndodhin gjatë veprimtarisë së tyre. Ndryshimet në vendimin për bankat me rëndësi sistemike janë bërë edhe me qëllim të përafrimit të mëtejshëm me Udhëzimet e Autoritetit Bankar Evropian (EBA) për identifikimin e bankave vendore me rëndësi sistemike”, thonë nga Banka Popullore.

Sipas Raportit për rreziqet në sistemin bankar gjatë tremujorit të tretë, siç bëhet e ditur në kumtesë, treguesit për ekspozimin e sektorit bankar edhe më tutje janë të qëndrueshme, ndërsa stres-testet tregojnë për kapacitet të mirë për përballje me goditjet. 

Këshilli miratoi gjithashtu ndryshime në rregulloren për kontabilitetin dhe raportimin financiar për bankat dhe bankat e kursimeve me qëllim zbatimin e kërkesave të standardit ndërkombëtar për raportimin financiar ("SNRF") 16 "Qiratë" dhe harmonizimin me SNRF-të në fuqi, të publikuara nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.

“Këshilli i Bankës Popullore shqyrtoi disa çështje të tjera lidhur me funksionimin dhe aktivitetet aktuale të bankës qendrore dhe miratoi Planin Financiar dhe Planin Investues të Bankës Popullore”, thuhet në kumtesë. fc/

Fotografia: Banka Popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR