• e hënë, 23 dhjetor 2024

Banka popullore për raportin e Agjencisë "Fiç": Shtrëngimi i politikës monetare kontribuoi drejt kthimit të inflacionit njëshifror

Banka popullore për raportin e  Agjencisë

Shkup, 7 tetor 2023 (MIA) - Shtrëngimi i politikës monetare kontribuoi drejt kthimit të inflacionit në nivel njëshifdror, thekson agjencia për rejting kreditor "Fiç" në raportin e vet për rejtingun kreditor të vendit, në të cilin e konfirmon rejtingun e saj të "BB+" me pikëpamje stabile, kumtojnë nga Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pritjet e Agjencisë janë se inflacioni edhe më tej do të ulet, shtohet në kumtesën e bankës popullore, me atë rast cekin edhe se në tetë muajt e fundit rezervat devizore janë rritur, përderisa deficiti i llogarisë rrjedhëse është ngushtuar, si dhe se sektori bankar edhe më tej është i shëndoshë dhe i kapitalizuar në mënyrë adekuate.

"Agjencia për rejting kreditor thekson se, nga tetori i vitit të kaluar, për shkak të politikës së shtrënguar monetare, si dhe për shkak të bazës krahasuese, inflacioni është ulur prej 19.8% në 8,3% në gusht. Megjithatë, inflacioni tek ushqimi edhe më tej është i lartë, për ç'shkak në shtator janë ngrirë çmimet e disa produkteve. Nga 'Fiç' presin që inflacioni edhe më tej do të ngadalësohet, si rezultat i bazës krahasuese, politikës së shtrënguar monetare dhe ngrirjes së çmimeve të ushqimit, edhe pse, siç theksojnë, rritja e rrogave mund të ketë efekt negativ ndaj inflacionit. Pritjet janë se shkallët e inflacionit gjatë vitit të ardhshëm do të kthehen në nivele të ulëta njëshifrore", potencojnë nga BP.

Sektori bankar edhe më tej është stabil dhe fitimprurës, ndërsa përshtatshmëria e kapitalit shënon rritje, duke arritur 18,2%, përderisa ambienti ekonomik nuk pati efekte ndaj kredive jofunksionale të cilat mbetën në nivel të ulët. Çmimet e patundshmërive ngadalësohen pas periudhës së rritjes së shpejtë, që është rezultat i shtrëngimit të kushteve financiare, por edhe kërkesat kapitale ndaj bankave dhe masat makroprudente për përhstatshmëri të kredi-kërkuesve, qëndron në kumtesën nga kabineti i Guvernatores së Bankës popullore. ab/

Foto: Banka popullore e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR