• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Banka Popullore mbajti trajnim për nëpunësit doganor për njohjen e parave të falsifikuara

Banka Popullore mbajti trajnim për nëpunësit doganor për njohjen e parave të falsifikuara

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Në Bankën Popullore, në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë e doganave, trajnues nga Drejtoria për punën e thesarit, mbajtën trajnim për punonjësit e doganës për njohjen e parave të dyshimta dhe trajtimin e tyre.

"Përmes përforcimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të institucioneve, Banka Popullore forcon sistemin në përballjen me paratë e falsifikuara. Duke pasur parasysh se nëpunësit publikë, duke kryer detyrën e tyre, çdo ditë bien në kontakt me paratë e letrës dhe monedhat, janë pengesa e parë në mbrojtjen e integritetit të parave, trajnimin e tyre për zbulimin e ekzemplarëve të dyshimtë, heqjen e tyre dhe dorëzimin e tyre në Bankën kombëtare është esenciale në lufta kundër të falsifikimit", njoftoi sot Banka Popullore. 

Si rekomandim nga tuining- projekti "Forcimi i kapaciteteve të sistemit për të luftuar falsifikimin e euros”, thuhet në njoftim, Banka Popullore filloi të organizojë trajnime për përfaqësuesit e institucioneve të përfshirë në sistemin për trajtimin e falsifikimit të parave, përkatësisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria doganore, Prokuroria Publike dhe Policia Financiare. Gjithashtu, organizohen rregullisht trajnime të detyrueshme për njohjen me elementët mbrojtës të valutave vendase dhe të huaja për punonjësit e bankave dhe qendrave të arkës. Vetëm vitin e kaluar, nëpër trajnime kaluan më shumë se 200 profesionistë.

Nga Banka Popullore theksojnë se janë institucioni i vetëm i autorizuar për përcaktimin e autenticitetit të denarëve në letër dhe monedhave dhe valutave të huaja.

"Në periudhën e kaluar është intensifikuar shkëmbimi i të dhënave me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare për analizat teknike dhe zbulimin e parave të falsifikuara", thuhet në komunikatë. qa/

Foto: Banka Popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR