• e hënë, 23 dhjetor 2024

Banka Popullore do t'i prezantojë projeksionet makroekonomike të vjeshtës

Banka Popullore do t'i prezantojë projeksionet makroekonomike të vjeshtës

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Banka Popullore do t'i prezantojë sot projeksionet makroekonomike të vjeshtës. Në konferencën për shtyp është paralajmëruar prania e udhëheqësisë së bankës qendrore.

Sipas projeksioneve makroekonomike të pranverës, inflacioni mesatar për këtë vit ishte projektuar në nivel prej 3,5 për qind, ndërsa rritja e ekonomisë së Maqedonisë në 2,6 për qind. Siç ishte theksuar atëherë rreziqet rreth inflacionit ende ekzistojnë dhe janë të lidhura kryesisht me çmimet e prodhimeve primare, ndryshimet në çmimet rregullatore, si dhe me politikat në anën e kërkesës. Siç tha atëherë guvernatorja, është mbajtur angazhimi për maturi në politikën monetare, ndërsa ndryshimet e ardhshme do të varen nga trendet e tregut devizor dhe lëvizja e inflacionit dhe pritjet inflacioniste, si dhe nga vendosja e BQE-së.

Pas uljes së normave të interesit nga ana e Bankës Qendrore Evropiane, Banka Popullore nisi me një zbutje të kujdesshme të politikës monetare me uljen e normave bazë të interesit për 0,5 për qind pikë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR