• e diel, 22 dhjetor 2024

Banka Botërore: Rritet hendeku mes vendeve të pasura dhe të varfëra

Banka Botërore: Rritet hendeku mes vendeve të pasura dhe të varfëra

Uashington, 15 prill 2024 (MIA) - Më shumë se gjysma e 75 vendeve më të varfra në botë, pavarësisht potencialit të tyre të rëndësishëm në lëndët e para dhe popullsinë e re aktive, BPV-ja për kokë banori në vitin 2023/2024 është rritur më ngadalë se në vendet e pasura, gjë që rrit pabarazinë, njofton Banka Botërore. 

Për një të tretën e atyre vendeve, BPV-ja për kokë banori tani është më e ulët se para pandemisë Kovid-19, thuhet në raportin që Banka Botërore e ka publikuar sot për vendet të cilat mundë të kenë interes nga dhuratat ose huatë e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) - degë e Bankës Botërore në kushte të favorshme.

"Mirëqenia e këtyre vendeve është e nevojshme për prosperitetin afatgjatë të botës. Tre forcat e sotme ekonomike - Kina, India dhe Koreja e Jugut ishin vendet të cilat kanë përfituar nga kreditë e IDA-s", theksoi ekonomisti kryesor i Bankës Botërore, Indermit Gil në deklaratë. 

Ai tha se të gjitha tre vendet kanë bërë përparim, kanë çrrënjosur varfërinë ekstreme dhe kanë përmirësuar standardet e jetesës.

Vendet e financuara nga IDA sot kanë potencial ta bëjnë të njëjtën me ndihmën ndërkombëtare, shtoi ai. 

Në disa vende situata është edhe më kritike me shkallën e varfërisë ekstreme tetë herë më të lartë se mesatarja botërore. Pothuajse 25 për qind e popullsisë në ato vende jeton me më pak se 2,15 dollarë në ditë, ndërsa 90 për qind e njerëzve që përballen me urinë ose kequshqyerjen në botë janë të përqendruar në ato vende, të cilat janë kryesisht të vendosura në Afrikën Sub-Sahariane, si dhe në lindje ose Azinë Jugore.

Raporti propozon forcimin e kontributit të institucioneve financiare ndërkombëtare për të ndihmuar dhe bashkëpunuar për çështjet kryesore globale si ngrohja e klimës që prek veçanërisht ato vende, si dhe një rritje e konsiderueshme e mbështetjes financiare.

Ndihma për vendet në zhvillim, veçanërisht ato aktualisht në krizë borxhi ose në rrezik të rënies në një të tillë, do të jetë ndër temat kryesore në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington këtë javë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR