• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bangladesh: Në goditje nga rrufeja kanë vdekur 74 persona për 38 ditë

Bangladesh: Në goditje nga rrufeja kanë vdekur 74 persona për 38 ditë

Daka, 9 maj 2024 (MIA) - Të paktën 74 persona, nga të cilët 35 fermerë, kanë vdekur nga goditjet e rrufesë në 38 ditët e fundit në Bangladesh, ndërsa ekspertët kanë theksuar ndikimin e ndryshimeve klimatike si shkaktarin kryesor të incidenteve të tilla.

Sipas raportit të publikuar sot nga Save the Society dhe Thunderstorm Awareness Forum, 43 persona kanë vdekur nga rrufeja gjatë tetë ditëve në maj, ndërsa 31 persona në prill.

Për një në ditë në maj nga rrufeja kanë vdekur 11 persona, ndërsa nëntë janë lënduar.

“Gjatë dekadës së fundit deri në vitin 2021, rrufeja ka mbytur të paktën 2,800 njerëz në Bangladesh”, tregojnë shifrat zyrtare. Ky vend, si një shtet delta i rrethuar nga Gjiri i Bengalit, përjeton rrufe gjithnjë e më të shpeshta dhe vdekjeprurëse.

Ekspertët thonë se kjo dukshëm është për shkak të ndryshimeve klimatike.

Kabirul Bashar, kryetar i Forumit dhe profesor në Universitetin Jahangirnagar, tha se kanë identifikuar dy arsye për rritjen e goditjeve të rrufesë - ndikimin në rritje të ngrohjes globale dhe prerjen e drunjve në zonat rurale të Bangladeshit, veçanërisht drunjtë e lartë në fushat e Bangladeshit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në Bangladesh çdo vit regjistrohen mesatarisht 300 raste të vdekjes të shkaktuara nga stuhitë.

Këtë prill, Bangladeshi e përjetoi valën më të gjatë të të nxehtit deri më tani që nga viti 1948 dhe për herë të parë pothuajse 75 deri 80 për qind e vendit përjetoi valë të vazhdueshme të të nxehtit. ls/

Foto: piksabej/ilustrim

 

QËNDRONI TË LIDHUR