• e premte, 05 dhjetor 2025

Bajram Vardari sjell grup ekspertësh të njohur nga Turqia për hartimin e Master planit për Çairin

Bajram Vardari sjell grup ekspertësh të njohur nga Turqia për hartimin e Master planit për Çairin

Shkup, 31 gusht 2025 (MIA)-  Një ekip i ekspertëve nga Turqia me në krye Bajram Vardarin është angazhuar për të përgatitur Master planin zhvillimor të kandidatit për kryetar komune në Çair, Izet Mexhiti. Përvoja e tyre në planifikim urban, arkitekturë dhe menaxhim hapësinor pritet të garantojë një vizion modern dhe të qëndrueshëm për komunën.

Në grupin e ekspertëve mes të tjerëve bëjnë pjesë edhe: Nadir Dogan, planifikues urban i diplomuar në Universitetin “Gazi”, themelues i kompanisë ND İMAR A.Ş. dhe ekspert në hartimin e planeve hapësinore në shkallë të gjerë për qytete si Stambolli, Bursa, Koxhaeli e Trabzon, si dhe projekte të shumta për transformim urban. Pastaj dr. Mustafa Tutar, arkitekt i diplomuar në Universitetin teknik të Stambollit, me master në University of Missouri në SHBA dhe doktoraturë në fushën e urbanizmit. Ai është pedagog universitar dhe themelues i kompanisë “Saydam Tasarım” me mbi 800 projekte ndërkombëtare në fushën e dizajnit dhe vizualizimit arkitekturor.

“Krahas tyre, në ekip bëjnë pjesë edhe ekspertë të tjerë nga Turqia, të cilët së bashku me urbanistë e arkitektë lokal do të kontribuojnë në hartimin e një Master plani që synon ta pozicionojë Çairin si model të zhvillimit të qëndrueshëm në Shkup”, thonë nga Shërbimi i mediave të kandidatit për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti.

 

QËNDRONI TË LIDHUR