• e premte, 05 dhjetor 2025

Bajram Rexhepi: Tetovarët e njohin qartë vizionin për financa të pastra, buxhetim transparent dhe shërbime më cilësore dhe më të lira për secilin qytetar të Tetovës

Bajram Rexhepi: Tetovarët e njohin qartë vizionin për financa të pastra, buxhetim transparent dhe shërbime më cilësore dhe më të lira për secilin qytetar të Tetovës

Tetovë, 5 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi sot e kërkoi mbështetjen e qytetarëve nga pjesa e vjetër e qytetit në shtrirjen nga lagjja Kolltuk deri në lagjen Potok.

"Programi ynë për Tetovën është inkluziv dhe në qendër e ka qytetarin dhe mirëqenien e tij. Financa të pastra, buxhetim transsparent dhe shërbime më cilësore dhe më të lira për secilin qytetar të Tetovës. Tetovarët, e pranojnë dhe qartë e njohin programin dhe vizionin tonë për Tetovën. Çdo kund na presin ngrohtë dhe me përzemërsi", theksoi Rexhepi. ab/

Foto: AKI

QËNDRONI TË LIDHUR