Bajerni po përpiqet të bindë Goreckën të largohet nga ekipi
- Bajerni dëshiron të ndahet me mesfushorin e klubit Leon Gorecka.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:28, 18 gusht, 2024

Mynih, 18 gusht 2024 (MIA) - Bajerni dëshiron të ndahet me mesfushorin e klubit Leon Gorecka.
Sipas insajderit Florian Pletenberg, bavarezët po rrisin presionin ndaj futbollistit 29-vjeçar për ta bindur të kalojë në një klub tjetër këtë verë.
Vetë Gorecka dëshiron të qëndrojë në Bajern dhe është i shqetësuar nga situata momentale.
Sipas Pletenbergut, futbollisti gjerman është gati të largohet në dimër nëse merr pak kohë për të luajtur.
Paraprakisht drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Fronjd deklaroi se mesfushori do të luftojë për një vend në përbërjen.
Gorecka luan për Bajernin që nga korriku i vitit 2018. marrëveshja e tij është deri në vitin 2026. Portali "Transfermarkt" e vlerëson vlerën e lojtarit në 30 milionë euro.
Foto: EPA