Bajdeni u kthehet aktiviteteve parazgjedhore javën e ardhshme
- Presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden do t'i kthehet fushatës parazgjedhore javën e ardhshme, pas vetizolimit për shkak të simptomave të lehta të Kovid-19, deklaroi sot shefja e shtabit të tij, Xhen O'Mali Dilon.
- Post By Fami Bajrami
- 20:09, 19 korrik, 2024
Uashington, 19 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden do t'i kthehet fushatës parazgjedhore javën e ardhshme, pas vetizolimit për shkak të simptomave të lehta të Kovid-19, deklaroi sot shefja e shtabit të tij, Xhen O'Mali Dilon.
Ajo tha se Bajdeni është fort i përkushtuar për ta mposhtur ish presidentin amerikan Donald Tramp, transmetojnë mediat britanike.
"Ai është absolutisht i përkushtuar ndaj kësaj", tha Dilon në një intervistë për MSNBC.
Ajo tha se shqetësimi që njerëzit shprehin duhet të merren seriozisht, por mënyra që të tejkalohet, tha ajo është "t'i kthehemi punës për ta mposhtur Donald Trampin".
O'Mali Dilon tha gjithashtu se Bajdeni do të mbështetet nga një "organizatë e rëndësishme kombëtare", por nuk dha detaje të tjera.
“Përfundimisht pamë rënie të mbështetjes, por ishte një rënie e vogël", theksoi ajo dhe shtoi se Bajdeni duhet të tregojë se po lufton për popullin amerikan, transmeton RT Balkan.
Foto: EPA