• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni thotë se kufizimet e reja për emigrantët do ta "sigurojnë" kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës

Bajdeni thotë se kufizimet e reja për emigrantët do ta

Uashington, 4 qershor 2024 (MIA) - Kufizimet e reja për emigrimin e padokumentuar në SHBA do të ndihmojnë të "sigurohet" kufiri mes SHBA-së dhe Meksikës, deklaroi sot presidenti amerikan Xho Bajden gjatë vendosjes së masave që përkohësisht e mbyllin kufirin për azilkërkuesit kur numri i kalimeve po rritet. 

"Sot erdha këtu ta bëj atë që republikanët në Kongres refuzojnë ta bëjnë, t'i ndërmarr hapat e domosdoshëm që ta sigurojmë kufirin tonë", tha ai në paraqitjen e shkurtë në Shtëpinë e Bardhë.

Bajdeni shtoi: "Ta zgjidhim problemin dhe të ndalojmë të luftojmë rreth tij". fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR