• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni shpreson për një armëpushim në Gaza deri në Ramazan

Bajdeni shpreson për një armëpushim në Gaza deri në Ramazan

Uashington, 2 mars 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden tha mbrëmë se shpreson që një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe grupit militant Hamas do të arrihet deri në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili fillon më 10 mars.

I pyetur nëse pret që një marrëveshje të arrihet deri në atë datë, Bajden tha: "Shpresoj që po. Ne jemi ende duke punuar shumë për të", raportoi Bi-Bi-Si.

"Nuk e kemi arritur ende këtë", u tha ai gazetarëve gjatë largimit nga Shtëpia e Bardhë mbrëmë.

Deklarata e Bajdenit vjen mes bisedimeve të tensionuara për armëpushim dhe presionit në rritje ndaj tij për të ndihmuar në zbutjen e konfliktit.

Një burim i njohur me negociatat deklaroi për mediat britanike se marrëveshja e propozuar do të kishte një pauzë 40-ditore në të gjitha operacionet ushtarake që nga fillimi i Ramazanit, si dhe një fluks të shtuar ndihme për Gazën.

Në të, gjithashtu, do të përfshihet edhe marrëveshja për lirimin e të burgosurve palestinezë në këmbim të pengjeve izraelite në një raport dhjetë me një. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR