• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni për Prigozhinin: Po të isha në vendin e tij do të bëja kujdes se çfarë ha

Bajdeni për Prigozhinin: Po të isha në vendin e tij do të bëja kujdes se çfarë ha

Helsinki, 13 korrik 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot deklaroi se themeluesi i kompanisë ushtarake private ruse "Vagner", Evgenij Prigozhin, mund të jetë në rrezik pasi muajin e kaluar tentoi të bëjë kryengritje në Rusi. 

"Do të bëja kujdes se çfarë ha. Do t'i kushtoja vëmendje menysë", tha Bajden në konferencën për shtyp në Helsinki. 

Blumberg njofton se shakaja e Bajdenit aludon në, siç thuhet, "se shërbimet ruse të sigurisë po përdorin agjentë nervorë dhe polonium për të vrarë armiqtë politikë të Vladimir Putinit".

Bajden tha se liderët botërorë në samitin e NATO-s në Vilnus kanë biseduar për atë se nuk e dinë se ku është momentalisht lokacioni i Prigozhinit dhe si kryengritja mund të ndikojë në operacionet ruse në Ukrainë dhe të ardhmen e grupit Vagner.

Pas kryengritjes dhe marrëveshjes me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko, shefi i "Vagnerit" ka ikur për në Bjellorusi, por Kremlini këtë javë njoftoi se Putini, pesë ditë pas kryengritjes, që u ngrit më 24 qershor, mbajti një takim treorësh me Prigozhinin dhe komandantët e tjerë. qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR