• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni mendon të ndërpresë përndjekjen ndaj Asanzhit

Bajdeni mendon të ndërpresë përndjekjen ndaj Asanzhit

Uashington, 11 prill 2024 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden dje deklaroi se po shqyrton kërkesën e Australisë që SHBA të heqë dorë nga ndjekja penale e themeluesit të Uikiliksit Xhulian Asanzh i cili publikoi një sërë dokumentesh të klasifikuara amerikane.

"Po e shqyrtojmë këtë", iu përgjigj presidenti amerikan një gazetari që interesohej nëse kishte përgjigje për kërkesën e Australisë që të ndërpritet përndjekja ndaj shtetasit të saj.

"Bëni gjënë e duhur, hiqni dorë nga akuzat", shkroi më vonë në X gruaja e Asanzhit.

Ajo gjithashtu në të njëjtën platformë informoi se kancelari gjerman Olaf Sholc është kundër ekstradimit të Asanzhit.

Prokurorët amerikanë kërkojnë proces gjyqësor kundër Asanzhit, 52 vjeç për shkak të publikimit të dosjeve ushtarake amerikane dhe telegrameve dolimatike nga ana e Uikilksit.

Uashingtoni pretendon se australiani rrezikoi jetën e agjentëve amerikanë dhe se nuk ka asnjë justifikim për aktet e tij kriminale. Mbështetësit e tij, nga ana tjetër e llogarisin si një hero që u ndoq penalisht për zbulimin e krimeve amerikane.

Në vitin 2010, ndër të tjera, Uikiliks publikoi një video të aeroplanëve luftarakë amerikanë duke vrarë civilë në kryeqytetin e Irakut, si dhe informacione për qindra civilë të vrarë gjatë invazionit amerikan në Afganistan, shkruan Bi-Bi-Si.

Ekstradimi i australianit u ndërpre në mars pasi Gjykata e lartë në Londër vendosi se SHBA duhet të sigurojë garanci se ai nuk do të përballet me dënimin me vdekje.

Avokati i Asanzhit në reagimin e tij të parë e ka konsideruar si "inkurajues" paralajmërimin se  presidenti amerikan po shqyrton kërkesën e Australisë për të hequr dorë nga ndjekja penale. 

QËNDRONI TË LIDHUR