• e diel, 22 dhjetor 2024

Bajdeni mbështet Kamala Harisin si kandidate të demokratëve

Bajdeni mbështet Kamala Harisin si kandidate të demokratëve

Uashington, 21 korrik 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden sot pas tërheqjes nga gara presidenciale ka mbështetur nënpresidenten amerikane Kamala Haris si kandidate nga radhët e demokratëve për zgjedhjet presidenciale e cila do t'i kundërvihej kësisoj kandidatit republikan Donald Tramp.

"Vendimi im i parë si kandidat i partisë në 2020 ishte të zgjidhja Kamala Harisin si kandidate. Dhe ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Sot dua të ofroj mbështetjen time të plotë që Kamala të jetë kandidatja e partisë sonë këtë vit. Demokratë - është koha për t'u bashkuar dhe për ta mposhtur Trampin. Le ta bëjmë këtë", shkroi Bajdeni në "X".

Presidenti amerikan, Xho Bajden sot është tërhequr nga gara për rizgjedhje në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Në letrën e publikuar në X, Bajdeni madje tha se beson se është në interesin më të mirë të partisë dhe vendit të tij që të tërhiqet dhe të fokusohet në përmbushjen e detyrave të tij si president deri në fund të mandatit të tij, pra deri në nëntor.

Ai tha se do t'i drejtohet kombit më vonë gjatë javës për të dhënë më shumë detaje mbi vendimin e tij.

 

QËNDRONI TË LIDHUR