Bajdeni hodhi poshtë pretendimet se gjashtë miliardë dollarë para të ngrira iraniane shkuan për ndihmë të Hamasit
- Sekretari i shtetit Entoni Blinken ka mohuar pretendimet se paratë që janë ngrirë së fundmi për Iranin ishin sjellë si ndihmë për sulmet e papritura të Hamasit në Izrael, duke vërejtur se ato para ende nuk janë shpenzuar dhe se mund të shfrytëzohen vetëm në qëllime humanitare.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:25, 9 tetor, 2023
Uashington, 9 tetor 2023 (MIA) - Sekretari i shtetit Entoni Blinken ka mohuar pretendimet se paratë që janë ngrirë së fundmi për Iranin ishin sjellë si ndihmë për sulmet e papritura të Hamasit në Izrael, duke vërejtur se ato para ende nuk janë shpenzuar dhe se mund të shfrytëzohen vetëm në qëllime humanitare.
"Asnjë dollarë në atë llogari realisht ende nuk është shpenzuar", deklaroi Blinkeni mbrëmë për televizionin Ej-Bi-Si.
"Sido që të jetë, ato janë të rregulluara me kujdes dhe nga afër nga Ministria e Financave për të siguruar se janë të nevojshme vetëm për ushqim, për ilaçe dhe pajisje mjekësore", shtoi ai.
Zëdhënësi i Hamasit, grupi militant i cili qëndron pas sulmeve, deklaroi se për të kryer sulmin ata kanë marrë ndihmë direkte nga Irani. Blinkeni e ka akuzuar Iranin për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Hamasin, duke theksuar se Irani ende nuk i ka shfrytëzuar parat që janë bërë të disponueshme kohë më parë.
Administrata e Bajdenit muajin e kaluar e ka njoftuar Kongresin se bankave do tu lejohet të kryejnë transferë të gjashtë miliard dollarëve para të ngrira iraniane si pjesë e marrëveshjes për të shkëmbyer pesë shtetas amerikan të cilët ishin në robëri në Iran me pesë shtetas iranian të mbajtur nga SHBA-ja. Sipas marrëveshjes, paratë u transferuan nga Koreja e Jugut deri në Katar dhe mundë të jenë të nevojshme vetëm për qëllime humanitare.
Koreja e Jugut i ka këto mjete që kur administrata e Donald Trampit në vitin 2018 lejoi që ajo të blejë naftë nga Teherani. Por pagesa ishte ngrirë pasi në vitin 2019 SHBA-ja i shtrëngoi sanksionet kundër Iranit. qa/sa/