• e premte, 05 korrik 2024

Bajdeni e paralajmëron Iranin që të jetë "i kujdesshëm"

Bajdeni e paralajmëron Iranin që të jetë

Uashington, 12 tetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajdeni e ka paralajmëruar Iranin që të jetë "i kujdesshëm" dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahun i konfirmoi se SHBA-ja ka dërguar ndihma ushtarake në luftën e Izraelit kundër Hamasit. 

Duke iu drejtuar një grupi liderësh të komunitetit hebre në SHBA, Bajdeni për herë të parë e lidhi vendosjen e flotës amerikane në Mesdheun Lindor pranë Izraelit me druajtjet se Irani mund të përpiqet të ndërhyjë

"Kemi zhvendosur aeroplanmbajtësin amerikan në Mesdheun Lindor dhe po dërgojmë më shumë aeroplanë luftarakë në zonë dhe ua kemi bërë të qartë iranianëve: jini të kujdesshëm", tha presidenti amerikan. 

Autoritetet amerikane deri tani  deklarojnë se nuk kanë mundësi të krijojnë lidhje të drejtpërdrejta midis sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit dhe pjesëmarrjes iraniane, por kërkojnë një lidhje të tillë sepse Teherani e mbështet Hamasin. qa/ar/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR