Bajdeni e nënshkroi Projekt-ligjin për financim të Qeverisë federale
- Presidenti amerikan, Xho Bajden e nënshkroi projket-ligjin për financim të Qeverisë federale, i cili nuk përfshin ndihmë shtesë për Izraelin dhe Ukrainën, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
- Post By Fami Bajrami
- 10:22, 17 nëntor, 2023

Uashington, 17 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden e nënshkroi projket-ligjin për financim të Qeverisë federale, i cili nuk përfshin ndihmë shtesë për Izraelin dhe Ukrainën, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
Bajdeni e ka nënshkruar ligjin në margjina të një gala darke në San Francisko, ku u takuan liderët e Bashkëpunimit ekonomik aziatiko-pacifik.
Projekt-ligji nuk i përfshin 106-të miliardë dollarë që administrata i kërkon për ndihmë të Ukrainës dhe Izraelit, në çka insistojnë demokratët, as zvogëlimet buxhetore që i kërkojnë republikanët. ss/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s