• e diel, 22 dhjetor 2024

Bajdeni e nënshkroi ligjin për Tik Tokun

Bajdeni e nënshkroi ligjin për Tik Tokun

Uashington, 24 prill 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden e nënshkroi para pak kohësh ligjin e miratuar nga Kongresi, me të cilin kërkohet nga kompania "BajtDens" (ByteDance) me seli në Kinë, ta shesë TikTokun ose do të përballet me ndalesë në tregun amerikan. 

Shitja duhet të ndodhë në afat prej nëntë muajve ose një vit nëse Bajdeni pajtohet që ta shfrytëzojë vazhdimin prej 90 ditëve. TikTok paralajmëroi se do të luftojë kundër masës. 

Shqetësimi për shkak të rrezikut potencial për siguri kombëtare qëndron në faktin që ligjet kineze i lejojnë Qeverisë që të kërkojë të dhëna nga kompanitë, që mund të shkaktojë shkelje të privatësisë së shfrytëzuesve amerikanë. 

Edhe pse TikTok thotë se të dhënat e shfrytëzuesve amerikanë nuk gjenden në Kinë, por në Singapor, ekziston frika se Qeveria kineze ka mundësi të manipulojë me platformën. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR