Bajdeni e nënshkroi ligjin për ndalimin e importit të uraniumit të pasuruar nga Rusia
- - Presidenti amerikan Xhozef Bajden nënshkroi ligj me të cilin ndalohet importi i uraniumit të pasuruar, gjegjësisht karburant bërthamor për prodhimtarinë e energjisë elektrike në centralet bërthamore në SHBA nga Rusia.
- Post By Fitore Curri
- 08:16, 14 maj, 2024
Uashington, 14 maj 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajden nënshkroi ligj me të cilin ndalohet importi i uraniumit të pasuruar, gjegjësisht karburant bërthamor për prodhimtarinë e energjisë elektrike në centralet bërthamore në SHBA nga Rusia.
Ajo ndalesë për karburant bërthamor do të hyjë në fuqi për rreth 90 ditë, por Ministrisë së Energjetikës së SHBA-së i lejohet të miratojë përjashtime deri në vitin 2027, në rast se ka shqetësim për mungesë të karburantit.
Draft-ligji, gjithashtu, autorizon 2,7 miliardë dollarë për financimin e ndërtimit të industrisë amerikane për karburant bërthamor, 24 për qind të uraniumit të pasuruar të së cilës përdoret në centralet bërthamore vjen nga Rusia. fc/