• e premte, 20 dhjetor 2024

Bajdeni e lejoi Ukrainën të shfrytëzojë armë amerikane për sulme në brendi të Rusisë

Bajdeni e lejoi Ukrainën të shfrytëzojë armë amerikane për sulme në brendi të Rusisë

Uashington, 18 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së në largim, Xho Bajden i lejoi Ukrainës të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për sulme thellë në territorin e Rusisë.

Këtë, siç transmetojnë Njujork tajms dhe Bi Bi Si, e konfirmuan për agjencinë Rojters tre burime të njoftuara me këtë çështje, që paraqet ndryshim të rëndësishëm të politikës së Uashingtonit në konfliktin ruso-ukrainas.

Ukraina planifikon t'i kryejë sulmet e veta të para me rreze të gjatë veprimi në ditët në vijim, thonë burimet, pa zbuluar hollësi për shkaqe operative të sigurisë. Raketa amerikane ATAKMS me siguri fillimisht do të përdoren kundër trupave ruse dhe verikoreane për mbrojtje të forcave ukrainase në rajonin Kursk në Rusinë perëndimore.

Hapi i Bajdenit, që vjen pak më shumë se dy muaj para se presidenti i sapozgjedhur, Donald Tramp ta marrë funksionin më 20 janar, pasoi pas kërkesave disamujore të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski drejtuar SHBA-së ta lejojë ushtrinë ukrainase të përdorë armë amerikane për sulme ndaj caqeve ushtarake thellë në brendi të Rusisë, si dhe pas raportimeve se Koreja e veriut ka dërguar ushtarë ta ndihmojnë Moskën në luftën kundër Ukrainës, që shkaktoi alarm në Uashington dhe Kiev.

Si En En, ndërkaq, kumtoi se Bajden e hoqi ndalesën për kryesit ushtarak amerikanë të sistemohen në Ukrainë, për ta ndihmuar ushtrinë ukrainase në mirëmbajtjen e sistemeve luftarake të siguruara nga SHBA-ja, posaçërisht aeroplanëve F16 dhe sustemeve për mbrojtje ajrore Patriot.

Shtëpia e Bardhë tani për tani nuk i komenton këto informata.

Pa komente është edhe Moska zyrtare, por presdienti rus, Vlladimir Putin lidhur me çështjen, disa herë më parë ka theksuar se "kjo do ta ndryshojë dukshëm natyrën e konfliktit".

Putin paralajmëroi të mos lejohet Ukraina të përdorë raketa perëndimroe për sulme ndaj territorit rus, sepse Moska do ta konsiderojë këtë si pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s në luftën ukrainase, që në mënyrë të konsiderueshme do ta ndryshojë natyrën e konfliktit dhe do të thorë se NATO, SHBA dhe vendet evropiane luftojnë me Rusinë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR