Bajdeni dhe Si Xhinpini në telefon kanë biseduar për herë të parë që nga nëntori, njoftuan mediat shtetërore kineze
- Presidenti amerikan Xho Bajdeni dhe lideri kinez Si Xhinping kanë biseduar sot në telefon për herë të parë që nga nëntori kur u takuan në Kaliforni, njoftuan mediat shtetërore kineze.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:31, 2 prill, 2024

Pekin, 2 prill 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajdeni dhe lideri kinez Si Xhinping kanë biseduar sot në telefon për herë të parë që nga nëntori kur u takuan në Kaliforni, njoftuan mediat shtetërore kineze.
Televizioni shtetëror kinez raportoi se të dy liderët kanë biseduar për qëndrimet e tyre mbi marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës, si dhe për çështje me interes të përbashkët.
Biseda mes të dyve u realizua në kushte të tensioneve të rritura në Detin e Kinës Jugore, si dhe përpara inaugurimit të presidentit të ri të Tajvanit muajin e ardhshëm.
Foto: Arkivi i MIA-s