• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden zyrtarisht kumtoi se kandidon për rizgjedhje për president të SHBA-së

Bajden zyrtarisht kumtoi se kandidon për rizgjedhje për president të SHBA-së

Uashington, 25 prill 2023 (MIA) - Presidenti aktual amerikan, Xho Bajden sot kumtoi se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale në vitin 2023.

Me paralajmërimin e kandidaturës në formë të videos treminutëshe e cila fillon me një fjalë: "liri" - zyrtarisht filloi fushata për rizgjehdje të Bajdenit.

"Kur kandidova për president para katër viteve, thashë se jemi në betejë për shpirtin e Amerikës. Dhe akoma jemi. Çështja me të cilën po përballemi është nëse në vitet që vijojnë do të kemi më shumë liri apo më pak liri. Më sumë të drejta apo më pak", tha Bajden.

Videoja i ndërlidhë pamjet nga trazirat e 6 janarit në Kapitol me protestat për shkak të vendimit të Gjykatës supreme për anulim të të drejtave për abort.

Bajden pohon se të drejtat e abortit, mbrojtja e demokracisë, të drejtat zgjedhore dhe rrjeti i mbrojtjes ociale do të jenë mes çështjeve më të rëndësishme të zgjedhjeve në vitin 2024.

"Çdo gjeneratë e amerikanëve u përball me çastin kur duhej ta mbronin demokracinë, të angazhohet për liritë personale dhe të angazhoet për të drejtat zgjehdore dhe të drejtat qytetare. Ky është çasti ynë", theksoi bajden.

Ai e prezantoi edhe slloganin për zgjedhjet në vitin 2024, i cili thotë: "Ta përfundojmë punën". ab/

foto: joebiden.com

QËNDRONI TË LIDHUR