Bajden: Vrasja e Hanias nuk është e dobishme për armëpushim
- Presidenti amerikan Xho Bajden mbrëmë deklaroi se vrasja e liderit të grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Hanija, nuk është e dobishme për armëpushim në luftën në Gaza.
- Post By Sara Ademi
- 10:26, 2 gusht, 2024

Uashington, 2 gusht 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden mbrëmë deklaroi se vrasja e liderit të grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Hanija, nuk është e dobishme për armëpushim në luftën në Gaza.
Bajdeni deklaroi se paraprakisht dje kishte bisedë direkte me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.
Komentin ai e dha në bazën ushtarake Endrjus në Merilend, ku mbrëmë vonë u ul aeroplani me të burgosurit e liruar nga Rusia. sa/
foto: EPA