• e diel, 22 dhjetor 2024

Bajdeni thotë se është kundërshtari më i kualifikuar i Trampit dhe se mund të fitojë atë në zgjedhje

Bajdeni thotë se është kundërshtari më i kualifikuar i Trampit dhe se mund të fitojë atë në zgjedhje

Uashington, 12 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden mbrëmë në një brifing me gazetarë me rastin e mbylljes së Samitit të NATO-s në Uashington iu përgjigj një sërë pyetjesh të vështira që lidhen me aftësitë dhe kapacitetet e tij për të vazhduar fushatën dhe për të mposhtur rivalin e tij Donald Tramp, ish president i SHBA-së.

Bajden ka treguar vendosmëri në synimin e tij për të vazhduar fushatën e tij të rizgjedhjes si sfiduesi më i kualifikuar i cili mund ta mposht Trampin dhe ka hedhur poshtë vlerësimet e kritikëve të cilët kërkojnë të largohet nga gara.

Në konferencë ai bëri një tjetër gafë, përveç asaj të mëparshme kur presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski e shpalli atë si Putin. Këtë herë Bajden kur fliste për zëvendëspresidenten Kamala Haris tha "zëvendëspresidenti Tramp". Para dhe pas ngjarjes ai u përball me një sërë thirrjesh të cilët vijnë nga një pjesë e demokratëve për të hequr dorë nga rizgjedhja sepse po shfaq shenja të dëmtimit kognitiv të lidhur me moshën, ndërsa njëjtë dhe se nuk është i aftë fizikisht, gjë që do të pengojë fitoren e tij ndaj Trampit.

Në fjalimin e tij hyrës Bajdeni deklaroi se NATO ofron siguri edhe më të madhe për Amerikën.
"Çdo amerikan duhet të pyesë veten, a është bërë bota më e sigurt? A janë ata më të sigurt me NATO-n? A është familja juaj e sigurt? Unë besoj se populli amerikan e di se përgjigja e këtyre pyetjeve është po. Dhe ai beson se populli amerikan e kupton që Amerika po bëhet gjithnjë e më e fortë falë aleancës sonë.

Bajdeni deklaroi se kandidatura e tij në zgjedhjet presidenciale është më e fuqishme se kandidatura e Trampit. "Mendoj se jam më i kualifikuari për ta mposhtur, për t'u zgjedhur president - e munda një herë, do ta bëj përsëri", potencoi presidenti i SHBA-së.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ishte pyetur nëse ai mendon se nënpresidentja Kamala Harris është mjaft e kualifikuar për të kryer funksionin e presidentes. Ai u përgjigj pozitivisht duke përmendur profesionalizmin dhe kompetencën e saj.

"Unë nuk do ta zgjidhja nëse do të konsideroja se ajo nuk është e përshtatshme për postin e presidentit”, tha Bajden. Ai theksoi se kundërshtari i tij më i mundshëm, republikani Tramp nuk do të kërkojë të mbrojë vendet e NATO-s dhe theksoi se SHBA ka detyrime ndaj aleancës perëndimore.

Ai nënvizoi se SHBA "nuk mund të izolohet nga bota", dhe siguroi se nën udhëheqjen e tij Uashingtoni nuk do të dorëzohet nga mbështetja e tij për Ukrainën.

"Për sigurinë e Amerikës është e nevojshme një aleancë e fortë transatlantike", deklaroi Bajden. Ai theksoi se ka mbështetjen e aleatëve evropianë të cilët i thanë atij gjatë samitit se ai "patjetër ta fitojë Trampin" dhe se zgjedhja e dytë e Trampit si president do të ishte një "katastrofë".

"Kam dëgjuar se si kanë thënë se duhet patjetër të fitosh", tha Bajdeni.

Ai tregoi se lufta e Izraelit në Gazë duhet të përfundojë menjëherë duke kumtuar se plani i tij i armëpushimit ishte miratuar nga Izraeli, si dhe nga organizata islamike palestineze Hamas, por theksoi se ka ende çështje të pazgjidhura rreth planit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR