Bajden: Shteti palestinez duhet të arrihet përmes bisedimeve
- - Presidenti amerikan Xhozef Bajden vlerëson se shteti palestinez duhet të arrihet me bisedime, ndërsa jo me njohje të njëanshme, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
- Post By Fitore Curri
- 17:37, 22 maj, 2024

Uashington, 22 maj 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajden vlerëson se shteti palestinez duhet të arrihet me bisedime, ndërsa jo me njohje të njëanshme, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Kumtesa ishte publikuar pasi Irlanda, Spanja dhe Norvegjia njoftuan se do ta njohin shtetin e Palestinës më 28 maj.
"Presidenti është mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes për dy shtete dhe e mbështeti gjatë karrierës së tij. Ai beson se shteti palestinez duhet të arrihet përmes bisedimeve të drejtpërdrejta mes palëve, ndërsa jo përmes njohjes së njëanshme", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. fc/
Fotografia: EPA