• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bajden: SHBA-ja nuk mund t'ia kthejë shpinën Ukrainës

Bajden: SHBA-ja nuk mund t'ia kthejë shpinën Ukrainës

Uashington, 23 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden paralajmëroi se SHBA-ja nuk mund t'ia "kthejë shpinën" Ukrainës në kontekst të miratimit të pritur përfundimtar nga Kongresi për ndihmën prej 60 miliardë dollarëve për Kievin.

Republikanët në Dhomën përfaqësuese e kundërshtojnë shqyrtimin e propozim-ligjit shtesë për siguri nacionale, pasi që ai ishte miratuar nga Senati.

"Nuk mund ta kthejmë shpinën për momentin, sepse presidenti rus, Vlladimir Putin llogaritë vetëm në atë", tha Bajden në fjalimin në Shtëpinë e Bardhë në prag të përvjetorit të dytë të invazionit rus në Ukrainë, që shënohet nesër.

Pritet që Bajden nesër të mbajë video-konferencë me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski dhe liderët e vendeve të G7-shit. Presidenti i SHBA-së sot paralajmëroi se mbi 500 sanksione të reja kundër Rusisë me rastin e dyvjetorit të fillimit të luftës kundër vendit fqinj.

Disa nga sankionet janë të lidhura edhe me vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksej Navallni. Bajden sot deklaroi se përveç me liderët e G7-shit, së shpejti do të bisedojë edhe me liderët e BE-së dhe të NATO-s. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR