• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden: SHBA-ja nuk do të lejojë të shkojë në falimentim

Bajden: SHBA-ja nuk do të lejojë të shkojë në falimentim

 Uashington, 17 maj 2023 (MIA) - Në një koment para se të niset për në Japoni në Samitin e vendeve të G-7, presidenti amerikan Xho Bajdeni  shprehu besim se do të arrihet një marrëveshje për buxhetin me ligjvënësit kryesorë republikanë dhe SHBA-ja nuk do të shpallin falimentim teknik.

Bajdeni tha se sot takohen pjesëmarrësit në bisedimet për borxhin kombëtar të SHBA-së  dhe se gjatë udhëtimit do të mbajë kontakte të vazhdueshme me ta.

"Negociatat kanë të bëjnë ekskluzivisht për buxhetin,  dhe nuk bëhet fjalë për atë për mosshlyerjen e detyrimeve. Të gjithë liderët pajtohen se nuk do të ketë falimentim", deklaroi Bajdeni.

 Ai deklaroi se do ta shkurtojë udhëtimin dhe nuk do të shkojë për në Australi për t'u kthyer në SHBA për raundin përfundimtar të negociatave.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin Makarti gjithashtu premtoi shmangie të  fatimentimit.   

"Mendoj se,  në fund të fundit, nuk do të ketë falimentim. Jam i bindur se mund të arrijmë një marrëveshje. Afatet janë shumë të ngushta. Por, do të bëjmë gjithçka që të takohemi për të arritur atë. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR