Bajden paralajmëron për situatë të rrezikshme nëse nuk vjen deri te ndërprerja e zjarrit në Gazë përmes Ramazanit
- Presidenti amerikan, Xhozzef Bajden sot deklaroi se është e domosdoshme të vendoset ndërprerja e zjarrit në Gazë sepse situata do të bëhet "shumë e rrezikshme" në Izrael nëse vazhdojnë armiqësitë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon më 11 mars.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:02, 5 mars, 2024
Hagerstaun, 5 mars 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xhozzef Bajden sot deklaroi se është e domosdoshme të vendoset ndërprerja e zjarrit në Gazë sepse situata do të bëhet "shumë e rrezikshme" në Izrael nëse vazhdojnë armiqësitë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon më 11 mars.
"Kjo është në duart e Hamasit", tha Bajden në fjalimin e shkurtë para gazetarëve, duke u përjgigjur në vetëm disa pyetje para se të hipte në aeroplan.
Bajden shtoi se izraelitët bashkëpunojnë dhe se në tryezë është një propozim "i matur" në mënyrë që të mundësohet lirimi i pengjeve shoqëruar me ndërprerje të luftimeve.
Bisedimet e mbajtura në Kajro për ndërprerje të zjarrit u ndërprenë pa rezultate, por delegacioni i Hamasit paralajmëroi se do të qëndrojnë edhe një ditë me kërkesë të negociatorëve që të vazhdojnë. Mbeten vetëm edhe disa ditë deri në përfundim të armiqësive para fillimit të Ramazanit. ab/
Foto: arkivi ЕPА