• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden për qasjen e Netanjahut ndaj luftës në Gazë: Unë mendoj se ajo që po bën është e gabuar

Bajden për qasjen e Netanjahut ndaj luftës në Gazë: Unë mendoj se ajo që po bën është e gabuar

Uashington, 10 prill 2024 (MIA) - Qasja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ndaj luftës në Gazë është “e gabuar”, deklaroi presidenti amerikan Xho Bajden në një intervistë për Univision, rrjetin televiziv amerikan në gjuhën spanjolle, që u publikua dje duke ofruar kritika të mëtejshme për përballjen me konfliktin nga Izraeli.

"Mendoj se ajo që po bën është e gabuar. Unë nuk jam dakord me qasjen e tij, tha Bajden për Univision.

Presidenti amerikan gjithashtu e quajti bombardimin e mëparshëm të Gazës nga Izraeli si "pa selektim", ndërsa veprimet e tij ushtarake "të tepruara".

Shtëpia e Bardhë njoftoi javën e kaluar se presidenti, në një bisedë me Netanjahun, kërcënoi se do ta kushtëzonte mbështetjen amerikane për ofensivën izraelite me marrjen e hapave konkretë për të mbrojtur punonjësit humanitarë dhe civilët. Kjo thirrje pasoi pas sulmit ajror izraelit që vrau shtatë punonjës të grupit humanitar World Central Kitchen.

“Ajo që unë po bëj thirrje është që izraelitët të bëjnë thirrje vetëm për një armëpushim, për të lejuar për gjashtë deri në tetë javët e ardhshme qasje të plotë në të gjitha ushqimet dhe ilaçet që hyjnë në vend”, tha Bajden në intervistën.

SHBA tradicionalisht ka mbrojtur Izraelin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe ka vënë veton ndaj tre draft-rezolutave për luftën në Gaza. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR