• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden: Nuk dëshiroj një luftë edhe më të madhe në Lindjen e Afërt

Bajden: Nuk dëshiroj një luftë edhe më të madhe në Lindjen e Afërt

Uashington, 30 janar 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden deklaroi se tashmë ka marrë vendim se çfarë do të jetë përgjigja ndaj sulmit të realizuar nga militantë iranianë me përdorimin e dronit në Jordani, me ç'rast jetën e kanë humbur tre ushtarë amerikanë.

Para se të shkojë në fushatë zgjedhore sot në Floridë, Bajden gazetarëve u tha se masat që SHBA-ja i përgatit si përgjigje nuk do të thonë fillim të luftës së re më të gjerë.

"Nuk vlerësoj se na nevojitet një luftë edhe më të gjerë në Lindjen e Afërt. Kjo nuk është ajo ndaj së cilës unë synoj", deklaroi Bajden.

Paraprakisht, zyrtarë amerikanë thanë se SHBA-ja nuk dëshiron luftë me Iranin.

Bajdeni tha se tashmë ka marrë vendim se si SHBA-ja do të reagojë ndaj sulmit të shkaktuar.

Ndërsa në pyetje nëse Irani është përgjegjës për ngjarjet, Bajden saktësoi se sipas tij, "Irani është përgjegjës pasi i furnizon me armë" ata të cilët e kanë kryer sulmin. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR