• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden në video-konferencë me liderët e BE-së, NATO-s dhe aleatët për vazhdim të mbështetjes për Ukrainën

Bajden në video-konferencë me liderët e BE-së, NATO-s dhe aleatët për vazhdim të mbështetjes për Ukrainën

Uashington, 3 tetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden sot përmes lidhjes video-konferenciale bisedoi me liderët  e vendeve aleate, Bashkimit Evropian dhe NATO-s për vazhdimin e mbështetjes së koordinuar për Ukrainën, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Mediumet britanike transmetojnë se Bajden bisedoi me liderët e Kanadasë, Gjermanisë, Itlaisë, Japonisë, Polonisë, Rumanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës, si dhe me liderët e NATO-s, Komisionit evropian dhe Këshillit të Evropës.

Presidenti polak, Andzhej Duda gjatë bisedës tregoi se Bajden i ka bindur liderët e G7-shit dhe vendeve evropiane për mbështetjen e vazhdueshme të Uashingtonit për Ukrainën.

"Ai na bindi se vazhdon mbështetja për ndihmë Ukrainës, posaçërisht ajo ushtarake. Ai tha se atë mbështetje do ta sigurojë në Kongres", tha Duda në konferencën për shtyp.

Bajden bisedoi me liderët e vendeve aleate, BE-së dhe NATO-s pasi që Kongresi amerikan e miratoi, ndërkaq Bajden e nënshkroi ligjin për buxhet, me të cilin ishte hedhur poshtë kërkesa e Bajdenit për t'iu siguruar ndihma Ukrainës në shumë prej disa miliardë dollarëve. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR