• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bajden mbushi 81 vjeç, amerikanët e shqetësuar për moshën e tij

Bajden mbushi 81 vjeç, amerikanët e shqetësuar për moshën e tij

Uashington, 20 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden mbushi 81 vjet, ngjarje që ka tërhequr vëmendjen për statusin e tij si njeriu më i vjetër që ka udhëhequr ndonjëherë me SHBA-në nga Dhoma ovale, ndërsa anketat tregojnë se amerikanët janë të shqetësuar për moshën e tij.

Bajden iu drejtua me humor atyre që janë të shqetësuar se ai ndoshta është shumë i vjetër për kushtet e vështira të Shtëpisë së Bardhë, duke tentuar t'i bind votuesit se mosha e tij dhe përvoja gjysëmshekullore në jetën publike janë përparsi, e jo pengesë për të vendosur për problemet e vendit.

 "E di se jam 198 vjeç", bëri shaka Bajden në qeshor.

Nëse rizgjidhet, Bajdeni do jetë 86-vjeçar në fund të mandatit të dytë. Deri tani rekordin për president më të vjetër e mban republikani Ronald Regan, i cili e përfundoi mandatin e tij të dytë katërvjeçar, në moshën 77 vjeçare në vitin 1989. 

Trampi, favoriti i nominuar i republikanëve, i cili pothuaj sigruisht do të përballet me Bajdenin në zgjedhjet e vitit 2024, është 77 vjeç.

Në anketën, nga mesi i shtatorit, votuesit kanë shfaqur shqetësim për moshën e Bajdenit dhe aftësinë për ta kryer funksionin, me ç'rast 77 për qind e të anketuarve, përfshirë 65 për qind të demokratëve, thanë se Bajden është shumë i vjetër që të jetë president, ndërsa vetëm 39 për qind mendojnë se duhet të vazhdojë ta mbajë këtë pozicion. 

Pesëdhjet e gjashtë për qind nga të anketuarit besojnë se Tramp është shumë i moshuar për këtë funksion, ndërsa 54 për qind thanë se ai është i aftë të përballojë me sfidat si president i SHBA-së. si/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR