• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden ka premtuar se Ukraina nuk do të përdor armë amerikane për të sulmuar Moskën

Bajden ka premtuar se Ukraina nuk do të përdor armë amerikane për të sulmuar Moskën

Uashington, 6 qershor 2024 (MIA) - Presidenti Xho Bajden insistoi në atë se arma amerikane nuk do të përdoret për të sulmuar Moskën, pasi i dha Ukrainës dritë të gjelbër për të sulmuar objektiva në Rusi me armë të furnizuara nga Perëndimi.

"Kanë leje për t'u përdorur në afërsi të kufirit. Ne nuk lejojmë sulme në 200 milje në Rusi dhe nuk lejojmë sulme ndaj Moskës, ndaj Kremlinit", deklaroi Bajdeni në një intervistë për Ej-Bi-Si Njuz.

Bajden tha se armët e furnizuara nga SHBA-ja ishin për goditje "menjëherë afër kufirit, prej ku marrin zjarr të konsiderueshëm nga arma konvencionale, që rusët përdorin për të shkuar në Ukrainë dhe për të vrarë ukrainas.

Autoritetet amerikane javën e kaluar thanë se Uashingtoni pjesërisht ka hequr kufizimet për t'i mundësuar Ukrainës të mbrojë rajonin e saj lindor Harkov, në kufi me Rusinë.

Gjermania, gjithashtu, kumtoi se i ka lejuar Ukrainës të gjuajë me armë të furnizuara nga gjermanët ndaj objektivave në Rusi. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR