• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden i dha urdhër Qeverisë që t'i dorëzojë në GJPN të dhënat për krime lufte të kryera nga Rusia në Ukrainë

Bajden i dha urdhër Qeverisë që t'i dorëzojë në GJPN të dhënat për krime lufte të kryera nga Rusia në Ukrainë

Uashington, 27 korrik 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden i dha urdhër qeverisë amerikane që të fillojë me dorëzimin deri te Gjykata penale ndërkombëtare (GJPN) në Hagë të dhëna për krime eventuale ruse të luftës në Ukrainë, deklaroi një përfaqësues amerikan. Pentagoni i kundërshtohet hapit të tillë, ndërsa përfaqësues të Ministrisë amerikane të Mbrojtjes në biseda private thonë se çdo bashkëpunim i hapur me Gjykatën në Hagë mund ta hapë rrugën për ndjekje të politizuar të personelit ushtarak, i cili shërben në vende të huaja.

Në mars GJPN lëshoi urdhër për arrestimin e presidentit rus, Vlladmir Putin për shkak të deportimit të fëmijëve nga Ukraina, që paraqet krim lufte.

Informatën e publikoi gazeta Nju-Jork Tajms, sipas së cilës administrata e Bajdenit ka filluar të dërgojë raportime për këtë çështje deri te kongresmenët amerikanë.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri të Shtëpisë së Bardhë refuzoi të elaborojë çfarëdo bashkëpunimi me Gjykatën në Hagë.

Sipas tij, SHBA-ja tanimë ka dërguar ekipe të përbëra nga hetues ndërkombëtarë dhe prokurorë që t'i ndihmojnë Prokurorisë ukrainase publike në përgatitjen e rasteve për krime lufte. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR