• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bajden i bëri thirrje Senatit ta miratojë ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Bajden i bëri thirrje Senatit ta miratojë ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Uashington, 21 prill 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden theksoi se miratimi i ligjit për ndihmë të huaj nga Dhoma përfaqësuese dërgon "porosi të qartë" për lidershipin amerikan në botë.

"Anëtarët e dy partive në Dhomën përfaqësuese votuan për avancimin e interesave të sigurisë sonë kombëtare dhe dërgimin e porosisë të qartë për fuqinë e lidershipin amerikan në skenën botërore. Në këtë pikë-kthese kritike, ata u tubuan për t'iu prëgjigjur thirrjes së historisë, duke sjellur ligj të nevojshëm urgjent për sigurinë kombëtare për të cilën me muaj luftova ta siguroj", tha Bajden.

Ai i bëri thirrje Senatit t'i miratojë këto ligje sa më parë dhe t'i dërgojë tek ai që të mund t'i nënshkruajë në mënyrë që edhe armët edhe pajisja të dërgohen sa më shpejtë në Ukrainë.

Pas betejave disamujore politike, Dhoma përfaqësuese e Kongresit të SHBA-së miratoi pako prej 95 miliardë dollarëve, e cila parasheh rreth 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, 26 miliardë dollarë për Izraelin dhe rreth 10 miliardë dollarë për rajonin indo-paqësor.

Është miratuar edhe ligji i cili çoi një hap më afër ndalesës së TikTokut në SHBA, si dhe ligjit me të cilin ndalohet financimi i agjencisë së KB-së e cila u ndihmon palestinezëve dhe refugjatëve palestinezë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR