• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden i bëri thirrje Netanjahut të mbrojë civilët, por jo edhe për armëpushim në Gazë

Bajden i bëri thirrje Netanjahut të mbrojë civilët, por jo edhe për armëpushim në Gazë

Uashington, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu që të mbrojë civilët në Rripin e Gazës, por jo edhe për një armëpushim, njoftuan agjencitë e huaja.

Bajden dje pati një bisedë telefonike me Netanjahun. Presidenti amerikan i kërkoi kryeministrit izraelit të mbronte civilët”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Në kumtesën theksohet se "presidenti amerikan e theksoi nevojën kritike të mbrojtjes së popullatës civile, duke përfshirë ato që kontribuojnë në operacionet për dorëzimin e ndihmës humanitare, dhe rëndësinë e lejimit të civilëve që të largohen në mënyrë të sigurt nga zonat ku vazhdojnë luftimet"

Më herët, Bajden deklaroi se nuk ka kërkuar nga kryeministrit izraelit armëpushim në Gazë.

“Sot kam pasur një bisedë të gjatë me Netanjahun dhe ishte private”, deklaroi presidenti amerikan.

Në përgjigje të një pyetjeje ai ka sqaruar se nuk ka bërë thirrje për armëpushim. “Unë nuk kërkova armëpushim”, tha Bajden.

Kryeministri izraelit Netanjahu shprehu falënderimin për pozicionin e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, thuhet në kumtesën e zyrës së Netanjahut, me shumë gjasa duke iu referuar rezolutës së Këshillit të Sigurimit të miratuar dy ditë më parë për luftën midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas, teksti i së cilës u zbut për të shmangur veton amerikane.

Sipas kumtesës, Netanjahu "e bëri të qartë se Izraeli do të vazhdojë luftën derisa të gjitha objektivat e tij të arrihen plotësisht". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR